Ekipi i FC Shkupit zhvilloi ndeshjen e tyre më të mirë këtë sezon kundër Arsimit, por mungesa e përvojës dhe fatit sportiv, nuk ishin në anën e ekipit nga Çairi. Edhe Mario Riçkov mendon kështu dhe i njëjti shpreson që seria e keqe do të ndërpritet në ndeshjen në Strugë.
"Na ka përcjell fati i keq në disa ndeshje, por besojmë se këtë herë do ta ndërpresim atë seri dhe do të arrijmë një rezultat pozitiv. Edhe pse ende nuk kemi regjistruar një fitore, si një ekip i ri po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Rabotniçki aktualisht është në një krizë rezultatesh dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të fituar tre pikët dhe për t'u rikthyer me një fitore."
Riçkovi thekson se Rabotnicki është analizuar mirë dhe se dobësitë e tyre janë identifikuar.
"Ne e njohim mirë Rabotniçkin si ekip, sepse shumë nga ish-shokët tanë të ekipit luajnë atje, si Demir Imeri, Florian Kadriu dhe të tjerë që kanë kaluar nëpër Çair. Megjithatë, ne i kemi analizuar ata në detaje - si dobësitë ashtu edhe virtytet e tyre. Jemi të motivuar dhe maksimalisht të përqendruar për të dhënë më të mirën tonë në fushë."
Ndeshja Shkupi – Rabotniçki do të luhet në Strugë duke filluar nga ora 15:00.





