Rabotniçki do të luajë në transfertë përball FC Shkupit dhe pret që të ndërpresë serinë e keqe të humbjeve. Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Strugë, që do të thotë se të dyja ekipet do të luajnë në fushë neutrale.
Mbrojtësi me përvojë, Jasmin Mecinoviç, paralajmëron se Rabotnicki do të këtrkojë 3 pikët.
"Në tetë raundet e fundit, kemi fituar shumë pak pikë. Në disa ndeshje, ndoshta loja ishte më e mirë se efekti përfundimtar. Prandaj, qëllimi ynë është të fitojmë 3 pikët nga ndeshja e sotme. Ne e respektojmë Shkupin, e dimë që edhe ata janë në një pozicion të palakmueshëm në tabelë, por jemi të motivuar të kalojmë në ofensivë dhe të arrijmë një triumf", thotë Jasmin Mecinoviç.
Rabotniçki ka arritur vetëm një fitore deri më tani, kundër Pelisterit në shtëpi dhe një pikë jashtë fushe, në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Tikveshit në Kavadar.
FC Shkupi, nga ana tjetër, deri më tani ka regjistruar vetëm humbje në ndeshjet e kampionatit.





