Në një ndeshje ku fituesi dihej paraprakisht, duke pasur parasysh diferencën në forcë dhe cilësi, Sileks mposhti bindshëm ekipin e fundit n; renditje, Shkupin me rezultatin 6-0 në ndeshjen e xhiros së 25-të në LPFM. Vet rezultati tregon se ndeshja u dominua plotësisht nga ekipi vendas, i cili kishte shumë më tepër raste, shumë më tepër iniciativë dhe shfrytëzoi vetëm gjashtë nga rastet e krijuara. Me këtë triumf, të përgjedhurit e Aleksandar Vasoskit arritën të ndërpresin serinë prej katër ndeshjesh pa fitore dhe të arrijnë triumfin e parë në tokën vendase për këtë vit.
Në minutën e 4-të, Sileksi goditi traversën me anë të Piresit, dhe në minutën tjetër kaloi në epërsi. Nga e djathta, Timovski krosoi deri te Aliçi, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për ekipin vendas.
Ishte minuta e 10-të kur Pires, pas një asisti nga Eftimovi, shënoi me kokë duke mposhtur Musliun për epërsinë 2-0.

Rezultati ishte 3-0 në pjesën e parë, pasi Mirçevski shënoi nga penalltia në minutën e 38-të. Penalltia u akordua pasi Osmani ndërhyri pa kontroll ndaj Piresit.
Situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, Timovski krosoi nga e djathta, për Buturoviçin që shënoi me kokë për 4-0. Tre minuta më vonë, një penallti e dytë për Sileksin, pas një ndërhyrjeje të Çajanit ndaj Angjeleskit. Ishte kapiteni i Kratovës ai që shënoi me sukses nga pika e bardhë.
Goli i gjashtë në portën e Shkupit erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes. Aksion i ekipit vendas në qendër, nga ku Nikolovski asistoi te Donovi, i cili me sukses e dërgoi topin në këndin e majtë të portës së Musliut, që ishte goli i fundit i këtij dueli të pabarabartë.





