AP Brera arrit një fitore të rëndësishme, pasi që shënuan fitore në shtëpi kundër Arsimit, me rezultatin 2-1. Kjo i dha fund një serie të keqe prej katër ndeshjevd pa fitore në kampionat.
Arsimi kaloi në epërsi në minutën e tretë, kur Marcel Goni shënoi me kokë nga një goditje dënimi nga e majta.

Ekipi vendas barazoi shpejt pasi Filip Mihailov shënoi me sukses nga penalltia, në minutën e dhjetë. Rrjetat mbetën pa prekur deri në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, skuadra e AP Brera luftoi për tri pikët. Në minutën e 76-të, Leonardo Petroviç pati një rast të shkëlqyer, por gjuajtja e tij nga 14 metra u prit nga portieri mysafir Dejan Siljanovski.

Megjithatë, në minutën e 79-të, goli i fitores erdhi nga Leonardo Petrovi@i. Ai gjuajti fuqishëm nga kufiri i zonës së penalltisë dhe arriti të shkundte rrjetën e kundërshtarit.





