Saiti: Janë përmbushur të gjitha parakushtet për tre pikët e reja

Ekipi i Bashkimit synon të mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë duke fituar pikët maksimale në ndeshjen kundër Makedonija G.P.

Lojtarët e Bashkimit besojnë se me mbështetjen e tifozëve mund të arrijnë fitoren, sidomos për faktin se ndeshjen e së dielës e luajnë në fushën e tyre.

„"Kjo është ndeshja e fundit e sezonit të rregullt dhe pas shumë javësh më në fund po luajmë të dielën në stadiumin tonë. Ekzistojnë të gjitha parakushtet për të marrë tre pikët dhe për të konsoliduar vendin e pestë në tabelë, gjë që do të largonte shqetësimet për mbijetesë", tha Hebib Saiti.

Sipas Saitit, ekipi mysafir i GP të Maqedonisë është një „borxhli“ dhe tani është momenti i duhur për ta shlyer atë „borxh“.

„"GP i Maqedonisë është në borxhin tonë, kështu që është koha t'ua shlyejmë këtë borxh tifozëve tanë dhe qytetit", shtoi Saiti.

Ndeshja midis Bashkimit dhe Makedonija GP do të luhet në Kumanovë, me fillim në orën 14:00.