Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Goce Sedloski, pas ndeshjes kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, që përfundoi pa gola, shprehu kënaqësi me performancën e ekipit, duke vënë në dukje se një barazim ishte rezultati më real dhe se i vjen keq për mundësitë e humbura.
"Në pjesën e parë, patëm raste, dhe Bosnja kishte iniciativën dhe rastet. Nëse do të kishim shënuar nga ato dy raste, ndeshja do të kishte qenë krejtësisht ndryshe. Kjo është një kombëtare e re, me shumë vrapim, me ndihmë, me shumë luftë. Luajtëm kundër një skuadre që po luan në Kupën e Botës dhe në një atmosferë të mrekullueshme. Mendoj se një barazim është rezultati më realist. Sa i përket sulmit, mendoj se rastet do të vijnë. Kundër skuadrave të forta, duhet të shfrytëzohen çdo mundësi", tha Sedloski.
Goce Sedloski shprehu kënaqësinë e tij me debutuesit që ishin në këtë ndeshje. Din Alomeroviç, Georgije Jankulov, Azer Omeragiç dhe Darko Agjeleski, kishin rastin që të luajnë.
"Jam i kënaqur me lojtarët që debutuan. Të tjerët do të kenë një shans në ndeshjen tjetër. E dimë që këto janë ndeshje testuese, po përgatitemi për Ligën e Kombeve. Me këta dhe ata që do të kthehen nga lëndimet, do të bëjmë një përzgjedhje të mirë", tha trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë.





