Sedloski shpalli listën e futbollistëve për ndeshjet e play-off-it për kualifikimin në Botërorin 2026

Përzgjedhësi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Goce Sedloski, shaplosi listën e lojtarëve që janë në kombinim për ndeshjet e ardhshme të play-off-it për Botërorin e vitit 2026.

Përzgjedhësi i Maqedonisë do të ketë në dispozicion 28 lojtarë, përfshirë edhe 3 që do të veshin fanellën e Maqedonisë për herë të parë: mbrojtësi i Borac-it nga Banja Luka, Sebastian Herrera, portieri i Shkëndijës së Tetovës, Imran Fetai dhe sulmuesi i Siettlit, Deni Musovski. Në skuadër përfshihen edhe lojtarë që janë pjesë e përzgjedhjes më të mirë përsëri pas një pauze të caktuar, përkatësisht Boban Nikolov nga Vardari, Ljupçe Doriev që luan në kampionatin e Uzbekistanit dhe Egzon Bejtullai nga Drita e Kosovës.

 PORTIER: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Dejan Iliev (Rapid Bukuresht)

MBROJTES: Ezgjan Alioski (Lugano), Andrej Stojçevski (Sllovaki), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Darko Velkovski (Vardar), Gjoko Zajkov (Ajman), Nikola Serafimov (Levski), Visar Musliu (Saint-Truiden), Imran Fetai (Shkëndija, Tetovë).

MESFUSHOR: Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konjaspor), Boban Nikollov (Vardari), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomuc), Reshat Ramadani (Shkëndija), Isnik Alimi (Dalian), Ljupçe Doriev (Sogdiana), Luka Stankovski (Kolos Kovalivka), Jani Atanasov (AEL).

SULMUES: Bojan Miovski (Glasgou Renxhers), Darko Çurlinov (Koxhaeli), Milan Ristovski (Bohemians), Aleksandar Trajkovski (Lokomotiva Zagreb), Elmin Rastoder (Tun), Lirim Qamili (Sonderjiske), Deni Musovski (Sietëll)

Grumbullimi është planifikuar për ditën e diel, dhe kundërshtari i parë, në gjysmëfinale është kombëtarja e Danimarkës. Ndeshja do të luhet më 26 mars në Kopenhagen, dhe fillimi është planifikuar për në orën 20:45. Ndeshja e dytë, në të cilën kundërshtari ynë do të jetë Republika Çeke ose Republika e Irlandës, do të luhet më 31 mars.