Sedloski: Danimarka është një ekip i shkëlqyer, por ne kemi ide, motivim dhe besim te lojtarët

Përzgjedhësi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Goce Sedloski, shaplosi listën e lojtarëve që janë në kombinim për ndeshjet e ardhshme të play-off-it për Botërorin e vitit 2026.

Përzgjedhësi i Maqedonisë do të ketë në dispozicion 28 lojtarë, përfshirë edhe 3 që do të veshin fanellën e Maqedonisë për herë të parë: mbrojtësi i Borac-it nga Banja Luka, Sebastian Herrera, portieri i Shkëndijës së Tetovës, Imran Fetai dhe sulmuesi i Siettlit, Deni Musovski. Në skuadër përfshihen edhe lojtarë që janë pjesë e përzgjedhjes më të mirë përsëri pas një pauze të caktuar, përkatësisht Boban Nikolov nga Vardari, Ljupçe Doriev që luan në kampionatin e Uzbekistanit dhe Egzon Bejtullai nga Drita e Kosovës.

Goce Sedloski – përzgjedhës i Maqedonisë:

"Ndeshja eliminatore kundër Danimarkës për kualifikimin në Kupën e Botës është një ndeshje që mbart një peshë të madhe, por edhe një motivim të madh për të gjithë ne. Koha e përgatitjes është shumë e shkurtër, më pak se dy ditë. Kjo është arsyeja pse kemi ruajtur skeletin e ekipit që luajti në ciklin e mëparshëm kualifikues. Është një grup lojtarësh që e njohin mirë njëri-tjetrin, kanë ndërtuar kimi dhe tashmë e dinë se çfarë do të thotë të luash një ndeshje të tillë. Sigurisht, kemi bërë edhe disa rifreskime aty ku menduam se ishte e nevojshme. Janë tre debutues në listë, Fetai, Herrera dhe Musovski. Ne besojmë se me formën dhe cilësinë që po tregojnë, ata meritojnë një shans dhe se mund t'i sjellin energji shtesë ekipit. Doriev, Nikolov dhe Bejtullai po kthehen gjithashtu në skuadër, lojtarë që e njohin mirë sistemin dhe atmosferën në ekipin kombëtar dhe që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në të kaluarën.".

„"Jemi të vetëdijshëm se Danimarka është një ekip i nivelit të lartë dhe se ata kanë rolin e favoritëve, veçanërisht që kur ndeshja po luhet në Kopenhagen, por kemi një ide të qartë, motivim të madh dhe besim te lojtarët. Fokusi ynë është vetëm se si do të dukemi në fushë dhe si do t'i përgjigjemi sfidës.".