Sekulovski: T’i korrigjojmë gabimet dhe t’i fitojmë tre pikët.

Pelisteri del në përballje me një nga kundërshtarët më të papërshtatshëm të dekadës së fundit, Makedonija Gjorçe Petrov, ndërsa fitorja e fundit ndaj kundërshtarit të sotëm daton nga sezoni 2016/17 dhe është arritur në terren vendas.

Kjo do të jetë përballja e tyre e tretë këtë vit: ndeshjen në Gjorçe e fituan vendasit me rezultatin 2:1, ndërsa në Manastir u luajt baraz 1:1. Me 26 pikë, Pelister sot renditet një pozitë mbi Makedonijaa Gjorçe Petrov në tabelë, por diferenca është vetëm një pikë.

Në prag të kësaj ndeshjeje, skuadra e Pelisterit luajti si mysafire në Gostivar kundër Arsimit, ku në një ndeshje jashtëzakonisht të barabartë pësoi një humbje minimale.

Kundër Arsimit na u përsëritën disa gabime për të cilat kemi folur shumë herë dhe që po përpiqemi t’i tejkalojmë me zgjidhje të ndryshme: pësuam gol në fundin e pjesës së parë dhe i lejuam kundërshtarit të na ndëshkojë për një gabim në mbrojtje. Nuk do të gaboj nëse e them sërish se vetëm disiplina në lojë është zgjidhja për situata të tilla”, u shpreh trajneri duke iu referuar ndeshjes së mëparshme me Arsimin.

Duke e paralajmëruar kundërshtarin e radhës, shefi i shtabit teknik të Pelisterit e përsëriti qëndrimin i cili shkurtimisht do të thotë: “respekt për të gjithë, pikët për Pelisterin”.

“Në Manastir na vjen një skuadër që është rival i drejtpërdrejtë në luftën për një pozicion më të mirë në tabelë. Ekipi i tyre është një kombinim i fortë i rinisë dhe përvojës, i plotësuar me futbollistë ndërkombëtarë që kanë cilësinë për të bërë diferencën. Forma nga ndeshjet e fundit tregon se nuk janë kundërshtar i lehtë dhe se edhe favoritë të mëdhenj kanë arritur fitore minimale kundër tyre. Ndeshja do të ketë një ngarkesë të madhe psikologjike për të gjithë, ndaj më gëzon fakti që në ekip po rikthehen dy lojtarë të cilët, për shkak të kartonëve të verdhë, nuk ishin pjesë e skuadrës në ndeshjen e kaluar”, përfundoi Sekullovski.

Ndeshja do të fillojë në orën 15:00 në stadiumin Petar Miloshevski” në Manastir,