Programi i sotëm përfshiu ndeshje nga raundi i parë i Kampionatit të Futbollit të vajzave të Maqedonisë.
Kampioni aktual Skopje mposhti Koçanin me rezultatin 4:0 në fillim të sezonit të ri. Ekipi vendas kaloi në epërsi me një gol të Gloria Todorovës në minutën e 13-të. Në minutën e 28-të, Sara Kolarovska e çoi epërsinë në 2:0, dhe vetëm tre minuta më vonë Rabija Dervishi shënoi golin e tretë për Skopjen. Rezultatin përfundimtar 4:0, e vendosi Mila Paneva me një gol në minutën e 44-të.

Fitoren më bindëse në fillim e shënoi Tiberia Brera, e cila triumfoi ndaj Pelister Pro me rezultatin 7:0.
Biljana Paneska i dha përparësi vendasve në minutën e 22-të, ndërsa Teona Golabovska e rriti rezultatin në 2:0 në minutën e 30-të. Goli i tretë ishte vepër e Paneskës në minutën e 58-të, ndërsa në të 67-ën sërish në mesin e golaave ishte Golabovska. Tre minuta më vonë, Pavlinka Nikolovska i dha Tiveria Brerës në epërsi 5:0. Ivana Ilieva në të 78-ën i jep ekipit nga Strumica avantazh 6:0, dhe goli i fundit ishte vepër e Golabovskës.
Në derbin e qytetit, Istatov festoi si mysafir kundër Vardarit me rezultatin 2:1.
Mysafiret kaluan në epërsi me anë të Iva Zdravevskës në minutën e nëntë. Pas gjysmë ore lojë, Xhenita Kicara barazoi në 1:1, dhe Radica Çoneva i solli fitoren Istatovit në minutën e 53-të.

Luboteni shënoi fitore me rezultatin 4:1 në ndeshjen kundër Kamenica Sasa. Skuadra nga Tetova kaloi në epërsi me golin e Hava Mustafës në minutën e shtatë. Ullza Maksuti e rriti rezultatin në 2:0 në minutën e 38-të, ndërsa goli i tretë ishte vepër e Iva Jovanovskës pas një goditjeje të ekzekutuar precize nga 11 metra. Kalina Popeski shënoi golin e katërt për Lubotenin në minutën e 72-të, ndërsa në minutën e 84-të Hristina Jovanovska shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Në ndeshjen e fundit të raundit të parë, Reçica dhe AS Junajted shënuan nga një gol secili dhe fituan nga një pikë. AS Junajted kaloi në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Ihdina Reçi, ndërsa Vanja Ristiç barazoi në minutën e 58-të.





