Sileks dhe Bashkimi ndanë pikët në Kratovë

Ekipet e Sileksit dhe Bashkimit ndanë pikët në ndeshjen e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Bashkimi ishte pak më entuziast se rivali i tyre dhe depërtoi disa herë në zonën e penalltisë vendase, por mbrojtja e Sileksit ishte në lartësinë e detyrës. Armend Alimi gjuajti dy herë nga distanca, por rezultati nuk ndryshoi. Kratova, nga ana tjetër, u përpoq të krijonte raste me anë të Dodev dhe Aliç.

Pjesa e dytë i solli ndeshjes pothuajse të njëjtin intensitet, por përsëri nuk pati raste serioze për shënim. Mysafirët kërcënuan nëpërmjet Ribeiros dhe Avornios entuziastë, të cilët u përpoqën të bënin diçka më shumë, por pa sukses në finale.

Sileks kaloi në ofensivë në 15 minutat e fundit. Gjuajtja nga distanca e kapiten Eftimov përfundoi pak jashtë shtyllës së djathtë.

Në raundin tjetër, Sileksin e pret një ndeshje e vështirë në transfertë kundër Struga Trim Lum, ndërsa Bashkimi do të presë në shtëpi ekipin e Pelisterit në Kumanovë.