Pas humbjes ndaj Bashkimit në Kumanovë, skuadra e Sileksit nuk ka shumë kohë për analiza dhe alibi. Ata duhet të përgatiten menjëherë për sfidën e radhës në Ligën e Parë, dhe sfida me ekipin e Struga Trim Lum.
Kampioni i dyfishtë i LPFM, është një sfidë për ekipin e Sileksit , dhe pritet një duel interesant në Kratovë, sepse të dyja ekipet kanë treguar në gjashtë javët e para se do të pretendojnë të fitojnë titullin e kampionit këtë sezon. Sileksi beson se do ta harrojë humbjen në Kumanovë, dhe që nga minuta e parë do të kërkoj fitoren në duelin e sotëm.
Kjo pritet edhe nga Miguel Pires, lojtari portugez i cili ka pasur një debutim të shkëlqyer në LPFM, me katër gola të shënuar në gjashtë javët e para, megjithëse luan si mesfushor.
"Unë besoj se do të jetë një ndeshje e barabartë, në të cilën të dyja ekipet do të hyjnë për të fituar. Sipas mendimit tim, ekipi që bën më pak gabime do të marrë tre pikët", tha Miguel Pires, mesfushori i Sileksit, i cili pati një nisje të shkëlqyer në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
"Nuk di shumë për kundërshtarin tonë, ekipin e Strugës, pasi kjo është diçka e re për mua. Por e pashë ndeshjen me Shkëndijën dhe mendoj se ata luajnë futboll mjaft intensiv dhe kanë individë shumë të mirë", shtoi Pires.
Nënshkrimi i ri i Sileksit thotë se kampionati në Maqedoni është mjaft interesant dhe se liga po përparon, veçanërisht me futjen e sistemit VAR.
"Liga është interesante dhe ky është një kampionat që po përparon. Ka ekipe me traditë të madhe dhe ekipe që po përmirësohen. Erdha te Sileks me një qëllim - të fitoj titullin. Sezonin e kaluar, e di që ekipi im aktual ishte afër, që po luftonte për t'u bërë kampion deri në fund të kampionatit", tha Pires.
Portugezi theksoi se humbja para kësaj jave duhet harruar shpejt dhe se tani duhet të mendohet për Strugën.
"Nuk e prisnim humbjen kundër Bashkimit, por kjo është pjesë e futbollit. Duhet të shohim përpara dhe të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, sepse skuadra që humbet më pak pikë do të bëhet kampione në fund", përfundoi Pires.





