Sileksi arriti fitoren e dytë në kampionat, pasi e mposhti ekipin e Skopjes me rezultat 3‑0 në fushën e vet, në javën e tretë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Edhe në pjesën e parë skuadra nga Kratova kishte dominim, por mungonte realizimi, ose më saktë Naumovski bëri ndërhyrje të shkëlqyera.
Portieri i Skopjes fillimisht priti goditjen e Angjeleskit në minutën e 33‑të, ndërsa në minutën e 38‑të Bogdanovski goditi traversën me kokë. Tre minuta më vonë Bogdanovski pati një rast të ri, por sërish Naumovski bëri pritje.
Sapo nisi pjesa e dytë, gol për Sileksin. Manojlov asistoi nga e majta, ndërsa Hasukiq nga pika e penalltisë me goditje të parë e mposhti Naumovskin për epërsinë e skuadrës së Sileksit.
Për golin e dytë u prit deri në minutën e 60‑të. Bogdanovski asistoi te Xhekov, i cili hyri në zonën e 16‑metërshit dhe u ndalua nga Sekovski, pas së cilës u akordua penallti, ndërsa Sekovski mori kartonin e dytë të verdhë.
Bogdanovski ishte realizues i sigurt nga pika e bardhë.
Vulën e fitores e vendosi Mishov, i cili mori topin dhe doli i vetëm përballë portës së Naumovskit dhe e mposhti me lehtësi për rezultatin përfundimtar 3‑0.





