Sileks shfaqet bindës në transfertën në Kavadar

Në kuadër të javës së 26-të të kampionatit, ekipet e Tikveshit dhe Sileksit luajtën duelin e tyre sot në Kavadar.

Fituesja ishte skuadra e Sileksit, e cila siguroi një fitore bindëse dhe të merituar pran rezultatit 0:3.

Që në fillim të ndeshjes, ishte e qartë se në cilin drejtim do të shkonte kjo përballje. Vetëm pas tre minutash, mysafirët goditën shtyllën dhe në minutën e 17-të, pas një goditjeje nga këndi, Pires hapi rezultatin me një goditje me kokë. Ky ishte goli i dhjetë i portugezit këtë sezon.

Në anën tjetër, Stojanov pati një shans, por Xhekov reagoi mirë dhe në kohë. Në fund të pjesës së parë, në minutën e 41-të, pas një asisti nga Darko Dodev nga e majta, sulmuesi Adi Aliç shënoi për epërsinë 2:0.

Tikveshi u përpoq të zvogëlonte epërsinë e mysafirëve në pjesën e dytë, por dështoi. Ackovski pati një përpjekje nga skaji i zonës së penalltisë, por Xhekov ishte përsëri në nivel të detyrës. Aleksandar Misov pati një shans para Stevkovskit rreth dhjetë minuta para fundit, por u përpoq të lobojë, mirëpo tentimi ishte i gabuar.

Tikveshi mund ta karrakterizojë shansin e Golubovit si më seriozin, por Xhekovi, si dhe e gjithë skuadra e Sileksit, patën ditën e tyre dhe nuk lejuan ndrzshim të rezultatit në Kavadar. Më në fund, në minutën e 85-të, Velinovski, me një gjuajtje me të majtën nga skaji i zonës së penalltisë, e la Stevkovskin të "gozhduar" në vijën e portës, i cili vetëm shikoi topin që përfundon në portën e tij. Goli i tretë për ekipin nga Kratova shënoi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Me këto tri pikë, Sileksi zhvendoset në vendin e 46-të dhe në pozicionin e katërt, ndërsa Tikveshi do të mbetet në vendin e 37-të dhe një vend më poshtë.

Ky ishte triumfi i tretë i Sileksit ndaj këtij rivali këtë sezon.