Sileksi në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë.

Futbollistët e Sileksit nuk lejuan befasi në përballjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër skuadrës së ligës së dytë, Detonit Plaçkovica.

Kratovasit triumfuan me rezultat 3:0, ndërsa shënues të golave ishin Darko Dodev, Darko Angjeleski dhe Miguel Ferreira Pires.

Sileksi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë do ta ketë për kundërshtar Ohrin, i cili dje e eliminoi Vardarin, ndërsa Shkëndija e Haraçinës pas fitores ndaj Rabotniçkit pret epilogun e duelit mes Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës, që do të zhvillohet më 18 të muajit të ardhshëm