Sot, me short, u përcaktuan çiftet për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë në futsall.
Mbrojtësi i trofeut, KFM Forca, do të luajë si mysafir ndaj KMF Klimi
Finalisti i edicionit të kaluar, KMF Osogovo, është nikoqir i KMF Projekt, ndërsa në dy ndeshjet e tjera përballen KFM Butel – KMF Kegi Mobi dhe KMF Balkan – KMF Juventus Serava.
Ndeshjet do të luhen më 10 dhe 11 mars.





