Sileksi në Strugë kërkon ndërprerjen e serisë negative të rezultateve

Dy humbjet radhazi nga Vardari dhe Shkëndija nuk do t’i prishin ambiciet e Sileksit për të arritur në pjesën e sipërme të tabelës dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë.

Skuadra nga Kratova, pas atyre dy ndeshjeve të vështira, ka një tjetër para – do të luajë në transfertë ndaj një tjetër pretendenti për një renditje të lartë dhe për një vend në Evropë, skuadrës së Strugës TL.

Në kampin e skuadrës nga Kratova presin që të përfundojë seria e rezultateve të këqia dhe fillimin e një serie të re të fitoreve.

„Na pret një transfertë e vështirë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për Evropën. Vetëbesimi ynë është lëkundur pak pas dy humbjeve, por jemi mjaftueshëm cilësorë dhe të motivuar për të marrë një rezultat pozitiv në Strugë. Nuk luajtëm keq as ndaj Vardarit, as ndaj Shkëndijës që të pësonim humbje, por kështu është futbolli: ndonjëherë, kur nuk e pret, të shpërblen, e ndonjëherë të ndëshkon. Ecim përpara, ato dy ndeshje tashmë janë pas nesh dhe tani jemi maksimalisht të fokusuar te ndeshja e sotme dhe dueli me Strugën“, deklaroi shefi i shtabit teknik të Sileksit, Aleksandar Vasoski.

Ndeshja mes Strugës TL dhe Sileksit do të luhet në Stadiumin e Qytetit në Strugë, duke filluar në orën 16:00.