Manastiri, qyteti nën malin Pelister, pas tri dekadave, sërish do të jetë nikoqir i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll. Sot në orën 18.15, në stadiumin "Petar Milloshevski" do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2027, në mes përfaqësueses së Maqedonisë U-21 dhe kombëtares së Italisë U-21.
Manastiri për herë të parë pas 31 vjetësh,do të jetë nikoqir i në një ndeshje zyrtare të përfaqësueses, ndërsa pamja e re e stadiumit "Petar Milloshevski" e bënë këtë ngjarje edhe më speciale. Për herët të fundit, të rinjët e Maqedonisë luajtën në këtë fushë në vitin 1994, kundër Spanjës.

Masar Omeragiç, presidenti i FFM-së
Kur fjalët shëndrohen në vepra. Për një kohë rekorde të shpejt , së bashku me bashkinë e Manastirit, arritëm që stadiumin “Petar Miloshevski” ta shëndrojmë në arenë krenarie për qytetin dhe shtëpi për përfaqësuesen e Maqedonisë. Jam krenar me të gjithë që ndihmuan! Në veçanti, jam krenar që pikërisht në ndeshjen Maqedoni -Itali deri 21 vjeç, qyteti pas 31 vitesh sërisht do të presë Përfaqësuesen.





