Pëfaqësuesja e Maqedonisë U-15 kishte dy ndeshjet e fundit kontrolluese për këtë vit. Ekipi i trajnerit Goran Stankovski pati dy sfida të forta kundër ekipit kombëtar turk në ditët e fundit, dhe në të dyja përballjet shpresat tona të futbollit patën gjysmë suksesi.
Në ndeshjen e parë, skuadra e Stankovskit fitoi 3:2, ndërsa në të dytën, mysafirët fituan 1:0.
"Jam i kënaqur me performancën në të dyja ndeshjet, kryesisht për shkak të faktit se patëm një kundërshtar jashtëzakonisht cilësor. Kombëtarja turke kishte shtatë lojtarë që luajnë për klube që janë pjesë e Bundesligës, ndërsa skuadra jonë kishte vetëm një ndërkombëtar. Dua t'i përgëzoj lojtarët dhe besoj se ishim një kundërshtar i denjë për një ekip të fortë si Turqia", tha Stankovski.

Gjatë vitit 2025, patët shumë aktivitete, u luajtën një numër i madh ndeshjesh testuese, gjë që është me rëndësi të madhe në profilizimin e skuadrës që duhet të përfshihet në sistemin e garave të UEFA-së në të ardhmen e afërt.
"Është e qartë se të gjitha ndeshjet janë me rëndësi të jashtëzakonshme. Secili prej tyre ka fituar përvojë të jashtëzakonshme përmes këtyre ndeshjeve dhe ajo që më gëzon më shumë është fakti që kjo gjeneratë po përparon vazhdimisht, dhe kjo ishte veçanërisht e dukshme në këto dy ndeshje me Turqinë", vazhdoi udhëheqësi i ekipit kombëtar nën 15 vjeç.

Kjo gjeneratë ka ende dymbëdhjetë muaj para se të hyjë në sistemin e kualifikimit kur fillojnë sfidat e vërteta për të. Ka kohë të mjaftueshme për të fituar përvojë shtesë dhe për të hyrë me qetësi në sistemin konkurues. Cilat janë planet për vitin 2026?
"Ne vazhdojmë me aktivitetet tona, punojmë çdo ditë dhe jemi bashkë gjatë javës së punës. Kjo është arsyeja pse puna ekipore e ekipit është e dukshme dhe prandaj do të punojmë me të njëjtin ritëm, të gjitha me qëllim që të rrisim vazhdimisht nivelin e cilësisë. Tashmë jemi dakorduar për disa ndeshje kontrolluese për vitin e ardhshëm, dhe jemi në negociata për ndeshje shtesë. Qëllimi ynë kryesor është që kjo skuadër të fitojë përvojë shtesë dhe të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese", përfundoi Stankovski.





