Sezoni i ri në Ligën e Dytë nis me mjaft rezultate befasuese

Sot zyrtarisht filloi sezoni i ri në Ligën e Dytë të Futbollit në Maqedoni.
Tetë ndeshje u luajtën në raundin hapës të kësaj pasdite, në të cilat u shënuan gjithsej 16 gola.

Favoriti i parë, skuadra e Bregallnicës nga Shtipi, nuk arriti të shënojë fitore para publikut të vet në përballjen me skuadrën e Kozhufit (0:0).

KF Skopje justifikoi rolin e favoritit, duke triumfuar minimalisht kundër Slloga Vinicës në ndeshjen e zhvilluar në terrenin vendas. Aleksandar Bogdanoski shënoi golin e fitores për ekipin nga "Autokomanda", në minutën e 77-të.

Me barazim u mbyll derbi takimi mes Ohrid Lihnidos dhe Bellasicës (1-1). Dereshlioski i dha mysafirëve epërsinë në minutën e 6-të, ndërsa Ivan Gligorov i siguroi Ohridit një pikë në minutën e 74-të.
Triumfin më bindës në këtë raund e arriti Detonit Plaçkovica, që shënoi fitore me rezultatin e lartë 4:0 kundër Golemo Konjarit. Dukov ishte golashënues i dyfishtë, ndërsa nga një gol shënuan edhe Miserdovski e Ristovski.

Ekipi ambicioz i Shkëndijës së Haraçinës, shënoi fitore me rezultat bindës 3:0 kundër ekipit të Prespës. Golat u shënuan nga Aleksandar Gjorgieski, Burhan Aliji dhe Dario Desniç.

Në ndeshjet e tjera, Kamenica Sasa dhe Osogova u ndalën në barazim 1:1, Novaci ishte më i mirë se Pobeda (2:0), ndërsa Vardar Negotino me të njëjtin rezultat shënoi fitore ndaj Teteksit.

Rezultatet e raundit të parë në Ligën e Dytë:

Bregalnica – Kozhuf 0:0
Skopje – Sloga Vinicë 1:0
Golemo Konjari – Detonit Plaçkovica 0:4
Kamenica Sasa – Osogova 1:1
Novaci – Pobeda 2:0
Ohrid Lihnidos – Belasica 1:1
Prespë – Shkëndija Haraçinë 0:3
Vardar Negotinë – Teteksi 2:0