Stolevski: Respekt Sileksit, por ne kërkojmë fitoren e parë

Skuadra e Shkëndijës nga Haraçina do të zhvillojë ndeshjen e parë në elitën e futbollit vendor në rolin e skuadrës nikoqire, kur të premtën do të sfidojë ekipin e Tikveshit në stadiumin në Çair. Disfata në javën e parë, kundër Struga Trim Lum shpalosi disa pika të dobëta të ekipit nga Haraçina. Andaj drejtuesit klubit reaguan në merkato duke sjellë disa futbollist në repartin e mbrojtjes.

Sipas portierit Antonio Stolevskit, ajo që ka ndodhur në Strugë është lënë pas.

”Pas ndeshjes me Struga Trim Lum, besoj se kemi nxjerr një mësim dhe ajo përballje është më pas nesh,” tha në fillim portieri i parë i Shkëndijës së Haraçinës.

Tani përball Shkëndijës së Haraçinës do të rreshtohet Sileksi që shënoi një fitore bindëse (6-0) kundër Bashkimit.

“Na pret një përballje e vështirë kundër Sileksit, ekip të cilin e respektojmë dhe e dijmë se ka kualitet. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, mirëpo ne do të luftojmë për secilin top në terren dhe deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, “ shton Stolevski.

Portieri i Shkëndijës së Haraëinës beson se ekipi i tij nuk do të luajë rol episodik në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

“Nuk jemi rastësisht në Ligën e Parë, andaj ftojë të gjithë tifozët që të në stadiumin në Çair dhe të në përkrahin që të regjistrojmë triumfin e parë në terrenin vendas,, tha në fund Antonio Stolevski.

Ndeshja në mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Sileksit do të zhvillohet të premtën (7 gusht) në stadiumin në Çair, në orën 17.00.