Struga me vështirësi mund Pelisterin, Shkëmbi sjell zëvëndësimet e duhura!

Edhe pse pritej që fitorja e Struga Trim Lum të mos vihej në dyshim, faktet tregojnë se Pelisteri ishte një hap larg një senzacionit dhe të kthehej me një pikë nga terreni i liderit aktual në Ligën e Parë.

Futbollistët e Strugës u përpoqën të ushtronon presion në fillim, por Jovçevski arriti ta mbante portën e tij të paprekur me disa mbrojtje të sigurta. Ekipi nga Manastiri me Mrmaçovskin dhe Krstevskin arriti të sjell disa kundërsulme në fillim të ndeshjes, duke u përpjekur që zotërojnë më shumë posedimin e topit. Në këtë mënyrë sulmuesit e ekipit vendas, si Kompaore, të cilët sipas statistikave janë ndër më të mirët në kampionat, nuk patën mundësi që të dallohen.

Në minutën e 21-të, skuadra vendase krijoi rastin e parë serioz, Kompaore u aktivizua nga Bojku por goditja me kokë shkon mbi portë. Dhjetë minuta më vonë, kapiteni Bunjamin Shabani u përpoq të përfundojë një aksion, por pasi depërtoi në zonën e penalltisë së Pelisterit, gjuajti përtej shtyllës së majtë. Skuadra e Pelisterit u përpoq të organizonte kundërsulme, por shumicën e kohës nuk arriti të gjuante, dhe vetëm në fund të pjesës së parë patën rastin e parë të evidentuar përmes Stefan Spirovskit, i cili gjuajti përtej portës.

Edhe pse gjyqtari Stojançe Stojanov e respektoi avantazhin në disa raste, deri në fund të pjesës së parë ai u tregoi dy kartonë të verdhë Krstevskit dhe Ivanovskit. Në pjesën e dytë ai tregoi katër kartona të tjerë, të verdhë, por vetëm një nga ato kartona ishte i destinuar për vendasit, konkretisht për Hamzën në minutën e 55-të.

Të dy trajnerët bënë ndryshime në mesin e pjesës së dytë, ku Blendi Shkëmbi futi Voshën, Zenkun dhe Maleskin, ndërsa në mungesë të Dimitar Kapinkovskit (trajner kryesor i Maqedonisë U-18), asistentët e tij i dhanë një shans Angelevskit, Ristiç-it dhe Petkovskit në të njëjtën periudhë. Në minutat e fundit, siç pritej, këta lojtarë lanë gjurmën më të madhe në ngjarjet në fushë, kështu që ishte Hristijan Maleski ai që iu bashkua Kompaores dhe Radeskit, dhe në minutën e 85-të ishte ai që arriti të tund rrjetën e Andrej Jovçevskit.

Kjo ia “këputi krahët” ekipit mysafir, i cili u detyrua të pranonte humbjen e pestë radhazi në këtë kampionat, dhe gjithashtu të njëmbëdhjetën radhazi në ndeshjet të kampionatit me Strugën. Ritmi i lojës u ngadalësua, por megjithatë, në fund, në kohën shtesë, përkatësisht në minutën e 94-të, Hristijan Maleski u regjistrua sërisht në listën e golashënuesve dhe vendosi rezultatin përfundimtar në 2:0.

Me këto tri pikë, Struga Trim Lum është skuadra e vetme në pozicionin e parë të rënditjes me 22 pikë, me shtatë fitore dhe një barazim. Pelisteri pret Shkëndijën në Manastir në javën e 9-të, ndërsa Struga TL do të ketë ndeshjen e dytë radhazi jashtë fushe, kundër rivalit të saj të drejtpërdrejtë në kampionat, Vardarit.