Barazim në Kumanovë, Bashkimi gjen "ilaçin" për Vardarin

Bashkimi dhe Vardari luajtën një ndeshje kampionale në Kumanovë, por pa gola dhe pa shumë raste.
Minutat e para u kaluan në aplikim e taktikave të trajnerëve nga të dyja ekipet, me fokus të plotë në mesin e fushës. U desh deri në minutën e 16-të për të parë emocionet e para në stadiumin e Kumanovës, Babunski asistoi me kohë, mirëpo Mato gjuan dobët nga 16 metra.

Në anën tjetër, Ajdogan tentoi nga 20 metra, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portës së Talevskit. Vardari pati dy raste, në minutën e 30-të dhe 32-të, kur Omeragiç gjuajti fillimisht nga 15 metra, dhe më pas me kokë nga 5 metra, por në të dyja rastet topi përfundoi mbi portën e Jasharit.

Në minutën e 40-të, Bashkimi pati rastin më të mirë për të ndryshuar rezultatin. Ekipi vendas nisi një kundërsulm klasik, në të cilin Haxhić asistoi deri te Simonovski, por sulmuesi i Bashkimit nuk arriti ta mposhtte portierin Talevski.

Në fillim të pjesës së dytë, pati disa minuta ndërprerje. Në minutën e 54-të, një ambulancë ishte parkuar pranë tribunës së stadiumit për t'i ofruar ndihmë një personi që kishte rënë nga tribuna në fushë. Pas disa minutash dhe pasi u dha ndihma, loja rifilloi.

Pati një tjetër ndërprerje në minutën e 72-të pas duelit midis Omeragiçit dhe Liçinës, por që të dy vazhduan të luanin.

Në minutën e 85-të, Talevski depërtoi nga e djathta dhe gjuajti fuqishëm nga një pozicion i vështirë, por portieri Jashar ishte në lartësinë e detyrës dhe e nxori topin jashtë për një goditje nga këndi.

Në fund të ndeshjes, Bashkimi u kërcënua me anë të Askerit, i cili krosoi në zonën e penalltisë të Vardarit. Portieri Talevski reagoi në mënyrë të pasigurt, por asnjë lojtar vendas nuk arriti ta shfrytëzojë këtë situatë.