Struga TL vazhdon me fitore, tani mposht Rabotniçkin

Fitorja e tretë e Struga Trim Lum në kampionatin vendor. Në terrenin vendas, skuadra e Struga TL mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:0, duke i shkaktuar humbjen e tretë skuadrës nga "Debar Maalo" në këtë sezon, duke e lënë atë pa asnjë pikë të fituar.

Ndeshja ishte me pak raste të shënimit, veçanërisht në pjesën e parë, ndërsa rezultati ishte shumë më i mirë në pjesën e dytë. Fillimisht, skuadra vendase humbi një shans për të dyfishuar epërsinë në fillim, më pas Rabotniçki nuk arriti të barazonte rezultatin dhe në fund Maleski vulosi triumfin e tretë.

Emocioni i parë i madh ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë. Në minutën e 44-të, Kampaore "siguroi" një penallti, të cilën vet e shfrytëzoi dhe e shëndëroi në gol. Golashënuesi i Strugës, Trim Lum, gjuajti me saktësi në këndin e poshtëm të majtë, ndërsa Vasilev, edhe pse shkoi në anën e njëjtë, nuk arriti të ndalojë tentimin.

Më shumë emocione kishte në pjesën e dytë, kur Struga TL pati mundësi për ta ngritur epërsinë në 2:0. Dhe kur nuk i shfrytëzoi rastet, Rabotniçki pothuajse barazoi rezultatin dhe shtylla ishte një aleat i madh i Struga TL.

Në minutën e 69-të, Radeski pati një shans, por në momentin e fundit u bllokua nga mbrojtja e Rabotniçkit.
Ilievski gjuajti në minutën e 72-të të ndeshjes, por topi përfundoi shumë pranë portës së Vasilevit.
Kampaore ishte në një pozicion të shkëlqyer në minutën e 77-të, pasi kaloi disa mbrojtës të Rabotniçkit, por fundi i aksionit ishte i dobët, duke humbur fare portën. Në të njëjtën minutë, Vosha gjuajti saktë, por jo edhe aq fortë, ndërsa tentimi i tij përfundoi në duart e Vasilevit.

Rabotniçki pati mundësinë më të madhe për të barazuar rezultatin me anë të Hoxhës, i cili doli i vetëm nga krahu i majtë, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi vetëm në shtyllë, dhe topi i rikuperuar arriti te Kadriu, i cili u bllokua nga Fall, në momentin e fundit.

Struga TL pati një mundësi serioze në minutën e 91-të për të vendos fituesin, por Ivkoviçi i sapo hyrë në lojë, nga vetëm 5-6 metra nuk arriti ta mposhtë Vasilevin, i cili shpëtoi dhe e la Rabotniçkin në lojë. Nëse Ivkoviç nuk shënoi, atëherë Malevski nuk gabon në minutën e katërt të kohës shtesë. Pas një aksioni të gjatë, Bunjamin Shabani asistoi deri te Maleski, i cili arriti të shënojë nga pika e bardhë në portën e mysafirëve dhe të "vulos" trë pikët e reja.