Struga TL më lehtë se sa pritej mundi Shkëndijën e Haraçinës

Rasti parë ishte për Shkëndijën e Haraçinës dhe tentimi i Ariton Memedit shkoi mbi porta e vendasve. Vetëm 8 minuta më vonë, Memedi doli sy me sy me portierin Stojçevski, por ky I fundit doli fitues në këtë përballje.

Edhe rasti I tretë ishte për mysafirët kur Memedi asiston në zonë dhe Livareka godet ashpër por reagon edhe më mirë portieri vendass. Në anën tjetër kanoset Arbin Vosha, por i sigurtë është portieri Stolevski.

Në minutën e 22-të, Diako godet fortë nga 18 metra, por topi shkoi skaj portës së Shkëndijës së Haraçinës. Dhe kjo është paralajmëruimi i për ndryshim të rezultatit. Pas krosimit në zonë nga Pape Fall, ishte sulmuesi Marjan Radeski që shënon brenda 5 metrave. Vendasit kishin rast që të shtojnë epërsinë, kur Agamah u gjend sy me sy me portierin mysafir, por ky I fundit nuk lejon që vendasit të shënojnë golin e dytë

Dhe në minutën e fundit të pjesës së parë, Agamah del fitues në duelin me portierin Stolevski, dhe arrin që të shënon golin e parë personal dhe të dytin për Struga Trim Lum në këtë përballje.

Në pjesën e dytë, të parët u kanosën mysafirët, kur Rushiti asiston në zonë, ndërsa Marko Simonovski godet ashpër , por sërish është i sigurtë në portë, Andrej Jovçevski.

Dhe në aksionin e parë, në minutën e 51, Struga Trim Lum fiton penallti. Roçi asiston në zonë, ndërsa Arizakonski ndalon sulmuesin Agamah në mënzrë të palejuar dhe referi tregon në pikën e bardhë. Bunjamin Shabani shënon golin e tretë për vendasit për të kurorëzuar paraqitjen e 200-të në fanellën e Struga Trim Lum.

Pak më vonë, Agamah kishte rastin tjetër që të shënojë golin e katërt për vendasit, por sërisht fitues del portieri mysafirë. Në minutën e 65 -të Marjan Radeski godet me kokë, por topi ndalet në shtyllën e portës së mysafirëve.

Në minutën e 73-të, Dashmir Elezi godet nga 20 metra, por Jovçevski ndalon këtë tentativë dhe nuk lejon që të regjistrohet goli i parë i Shkëndijës së Haraçinës në elitën e futbollit vendor. Disa minuta më vonë, Amir Nuhija në fanellën e Struga Trim Lumit, dërgoi gjuajtje të forta nga 18 metra , por topi përfundon skaj portës.