Kocev: Vardari i ndëshkoi gabimet tona!

Pas dy vitesh, Bregalnica u rikthye në ligën e parë, por në fillim të sezonit, skuadra nga Shtipi në transfertën kundër kampionit Vardar pësoi disfatë 2:0

Bëmë shumë gabime gjatë ndeshjes dhe Vardari si një ekip i mire dinte si ta shfrytëzonte këtë. Ne ende nuk jemi të kompletuar, do të përpiqemi të punojmë fort në dy javët e ardhshme dhe shpresoj që do të shënojmë suksese që nga ndeshja e radhës”, deklaroi kapiteni i Bregalnicës, Stefan Kocev

Në anën tjetër, mbrojtësi i trofeut me një përbërje të kombinuar arriti të sigurojë tre pikët e dëshiruara dhe të nisë me fitore mbrojtjen e titullit.

Ky është një triumf shumë i rëndësishëm për ne, në fillim të sezonit të ri, por edhe në prag të ndeshjes së kthimit kundër Rigës në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Trajneri bëri disa zëvendësime, ekipi fitoi freski dhe mendoj se kjo u ndje, duke arritur të mposhtim Bregalnicën. Tani fokusohemi te sfida evropiane, do të bëjmë gjithçka për të fituar edhe atë ndeshje,” theksoi lojtari i Vardarit, Dimitar Todorovski.