Taipi para derbit me Bashkimin: Do të bëjmë çmos për një tjetër fitore

Arsimi pret Bashkimin në një ndeshje nga java e 12-të i LPFM-së, që hap raundin e dytë të dueleve në kampionatin futbollistik.

Ndeshja në Gostivar pritet sjell interes shtesë sepse është një takim midis dy ekipeve që e njohin mirë njëra-tjetrën dhe gjithmonë ofrojnë përballje emocionuese.

Sulmuesi i Arsimit, Alban Taipi, shprehu gatishmërinë dhe motivimin e tij përpara ndeshjes derbi:

"Presim një derbi të vërtetë. Po luajmë kundër një skuadre cilësore që ka virtytet e veta, por jemi gati dhe do të bëjmë çmos për të ruajtur ritmin pozitiv. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe besoj se me qasjen e duhur mund të arrijmë një tjetër fitore para tifozëve tanë."

Ekipi i Arsimit do të përpiqet të vazhdojë serinë e mirë dhe të fitojë pikë të reja, ndërsa ndeshja kundër Bashkimit pritet të sjellë një atmosferë të shkëlqyer futbolli. Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar, duke filluar nga ora 13:30.