Pas barazimit me Makedonija Gj. P, Bashkimi mbeti pa trajner pasi u ndërpre bashkëpunimi me trajnerin Muarem Muarem.
Në ndeshjen e parë të javës së 12-të, skuadra nga Kumanova do të udhëhiqet nga Mite Mitev, kreu i stafit teknik, në duelin kundër Arsimit. Sulmuesi nga Bosnja dhe Hercegovina në radhët e Bashkimit, Nedim Hoxhiç, beson se pavarësisht ndryshimit në stafin teknik, atmosfera në ekip është në një nivel të lartë dhe se ata do të kthehen nga Gostivari me tri pikë.
"Po hyjmë në ndeshje sa më të përgatitur që të mundemi. Jemi të përqendruar në arritjen e qëllimit tonë, që janë 3 pikët. Edhe pse pati një ndryshim trajneri, atmosfera në ekip është në një nivel të shkëlqyer. Të gjithë lojtarët janë gati dhe mezi presin fillimin e ndeshjes. Të gjithë duam t'i bëjmë tifozët tanë të lumtur dhe, me ndihmën e Zotit, më në fund të festojmë", tha Nedim Haxhiç.
Ndeshja e fundit midis këtyre dy ekipeve në Kumanovë përfundoi me barazim (1-1). Ndeshja midis Arsimit dhe Bashkimit do të luhet në stadiumin e Gostivarit, në orën 13:30.





