Talakov: Makqedonija Gj.P. ka cilësinë për t'u përballur me çdo kundërshtar

Në nisje të sezonit të ri 2025/26 në kampionatin vendas, skuadra e rikthyer në garën e Ligës së Parë, Makedonija GJ.P., ka për detyrë të përballet me skuadrën Struga Trim Lum në transfertë. Një sfidë e vërtetë për skuadrën që mund të mburret me tituj kampionë dhe trofe Kupe në të kaluarën, dhe që dëshiron të lërë përshtypjen më të mirë të mundshme në sezonin e ardhshëm.

Një nga përforcimet e reja te “Luanët” këtë verë është ish-reprzentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë për moshat e reja, Martin Talakov.

"Po presim me padurim fillimin e kampionatit të ri. Si unë ashtu edhe i gjithë ekipi i Makedonija Gj.P. Mendoj se kemi shumë cilësi, sa i përket përforcimeve, dhe gjithashtu atyre që janë të vjetër në ekip, siç thonë. Fryma jonë e ekipit është në një nivel të lartë, jemi të përgatitur në maksimum, për të dhënë më të mirën tonë si në këtë duel kundër Struga TL, ashtu edhe në çdo tjetër që vjen pas."

"Jam i bindur se kemi cilësinë për të konkurruar me këdo në kampionat. Çdo gjë është në duart tona. Nëse luajmë siç dimë dhe mundemi, me siguri do të jemi në rrugën e duhur. Jemi të motivuar dhe të etur për sukses. Sa i përket ndeshjes në Strugë, nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi. Megjithatë, planifikojmë të kthehemi nga kjo ndeshje jashtë fushe me pikë dhe ta nisim kampionatin në mënyrë pozitive", thotë Talakov.