Në xhiron e fundit të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, Tikvesh luan si mysafir ndaj Rabotniçkit. Një ndeshje që nuk ka asnjë rëndësi rezultative për vendasit, ndërsa futbollistët nga Kavadari me një fitore të mundshme do ta mbyllnin sezonin në pozitën e pestë.”
Tikveshi në kryeqytet vjen me një seri prej tre paraqitjesh pa humbje, në të cilat vetëm një herë u gëzua për fitore, atë në ndeshjen si mysafir kundër Makedonija GJ.P, ndërsa para tifozëve të vet mori nga një pikë në përballjet me Arsimin dhe Pelisterin.”
Në dy duelet e zhvilluara deri tani në kampionat, Tikveshi shënoi fitore në ndeshjen si mysafir në Shkup, kur në fushën e Qendrës së Trajnimit ‘Petar Miloshevski’ triumfoi me 2:0, ndërsa golashënues ishin Daniel Milovanoviç dhe Kristian Stojkoski. Ndërsa në ndeshjen e parë në Kavadar rrjetat mbetën të paprekura në të dyja anët
Dueli mes Rabotniçkit dhe Tikveshit fillon në orën 16:30.





