Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë zyrtarisht i ka filluar përgatitjet për ndeshjet miqësore: kundër Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë (29 maj) dhe Turqisë në Stamboll (1 qershor)
Në grumbullimin në hotelin ‘Hilton’, selektori dhe stafi teknik i kishin pothuajse të gjithë futbollistët e thirrur në dispozicion. Në bazën e përfaqësueses mungonin kapiteni Enis Bardhi dhe Elif Elmas, të cilët sonte do t’i bashkohen ekipit , si dhe Agon Elezi, ardhja e të cilit është paralajmëruar për nesër.
Një nga debutuesit në përbërjen më të mirë, Din Alomeroviq, nuk e fshehu kënaqësinë për thirrjen në skuadrën përfaqësuese A dhe theksoi se kjo është përmbushja e ëndrrës së tij shumëvjeçare.
Ndjenja është e mrekullueshme, me shumë nder dhe kënaqësi jam këtu. Që nga fëmijëria kam pasur dëshirë të vijë dita kur do të luaj për përfaqësuesen A. Më herët kam qenë pjesë e të gjitha kategorive të moshave, ndërsa tani, falë Zotit, gjendem këtu edhe në ekipin e seniorëve. Me paraqitjet e mira dhe falë stafit teknik, dëshira ime u realizua.

"E njoh gjysmën e lojtarëve, por dua të besoj te skuadra. E di që kemi cilësinë për t'u përballur me të gjithë, përfshirë Bosnjën dhe Turqinë. Gjithçka varet nga stafi i trajnerëve dhe mënyra se si na kanë përgatitur. Nuk mendoj se do të kemi problem në këto dy ndeshje", tha Alomeroviç.
Maqedonia më 29 maj në Sarajevë do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa më 1 qershor në Stamboll do të përballet me përfaqësuesen e Turqisë. Të dyja kombëtaret janë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror.





