Tikveshi hap kampionatin e ri me fitore bindëse kundër Arsimit

Tikveshi dhe Arsimi hapën edicionin e ri, të 35-të, të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, me 6 gola në stadiumin e Kavadarit.

Rasti i parë i ndeshjes ishte për Arsimin, kur Doshev ndaloi një kundërsulm të Tikveshit dhe gjuajti mbi portën e Stevkovskit. Vendasit kërcënuan për herë të parë në minutën e 15-të nëpërmjet Laval, i cili gjuajti nga 18 metra, por edhe mbi portën e Siljanovskit. Pak më vonë, edhe Silla provoi gjuajtjen e tij nga 16 metra, por Siljanovski ishte i sigurt për pozicionin e tij.

Iniciativa e Tikveshit u kurorëzua me gol në minutën e 19-të. Pas një gabimi të Doshevit, Visdom asistoi për Lavallin, i cili shënoi golin e parë të sezonit të ri për ekipin e Kavadarit, duke i dhënë epërsinë 1-0.

Vendasit vazhduan të bënin presion dhe në minutën e 22-të Visdom pati një rast për golin e dytë, por goditja shkoi jashtë shtyllës. Mysafirët reaguan dy minuta më vonë (24’), kur Ramadani gjeti Doshev, por ai nuk ishte i saktë.

Dënimi erdhi në minutën e 27-të – Fode asistoi, dhe Silla e mposhti Siljanovskin me një goditje lob për ngritur epërsinë në 2-0.

Megjithatë, dy minuta më vonë, mysafirët e ngushtuan diferencën me një eurogol: Albin Ramadani e dërgoi topin në cepin e pambrojtur të portës së Tikveshit nga 23 metra për 2-1.

Gëzimi i mysafirëve zgjati pak. Që në minutën e 35-të, Lavall shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Arsimit dhe shënoi golin e tij të dytë në ndeshje për 3-1.

Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 40-të arritën të shënpjnë edhe golin e katërt. Silla ishte dominues dhe përdori shpejtësinë e tij përpara Fisnik Zukës dhe shënoi gjithashtu për herë të dytë për një rezultat bindës 4-1.

Arsimi ishte i pari që kërcënoi në pjesën e dytë, kur Kaba gjuajti nga shtatë metra, por Stevkovski bëri një pritje të shkëlqyer. Duke vazhduar të njëjtin veprim, Fisnik Zuka gjuajti fuqishëm, por topi shkoi jashtë portës.

Në minutën e 52-të, Olaosebikan provoi një gjuajtje nga 23 metra, por edhe ajo ishte e pasaktë. Më pas, Albian Ramadani pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e tij të dytë nga vetëm gjashtë metra, por në momentin e fundit, mbrojtësi Fal reagoi me një ndërhyrje të shkëlqyer.

Dënimi për rastet e humbura të mysafirëve erdhi në minutën e 58-të. Silla i shpejtë depërtoi në mbrojtjen e Arsimit dhe shënoi golin e tij të tretë në ndeshje, duke e çuar epërsinë e Tikveshit në një rezultat bindës 5-1.

Vendasit patën një shans për golin e gjashtë, por përpjekja e Luzininjos shkoi jashtë portës.

Deri në fund të ndeshjes, nuk pati ndryshime të reja në rezultat, kështu që Tikveshi siguroi tre pikët e para të sezonit të ri me një fitore bindëse 5-1.