Timovski: Është koha që Sileksi të nis një seri fitoresh

Pas serisë prej tri humbjesh, kundër Vardarit, Shkëndijës së Tetovës dhe Struga TL, skuadra e Sileksit shpreson që në shtëpi, kundër Bregallnicës, ta ndërprejë këtë seri negative dhe të rikthehet te fitoret.

Nga kampi i Sileksit thonë se atmosfera në skuadër është e shkëlqyer dhe se nuk ka krizë në lojë, por vetëm në rezultate, dhe shpresojnë që tani të përmirësohen edhe rezultatet dhe skuadra të nisë një seri të gjatë fitoresh.

„Ky është derbi lindor, një ndeshje e rëndësishme për Sileksin. Jemi në krizë rezultatesh, edhe pse luajmë mirë, domethënë nuk kemi krizë në lojë. Tani duhet vetëm të rikthehemi te fitoret. Luajtëm tri ndeshje me kundërshtarë të vështirë, edhe pse në aspektin e lojës nuk ishim të mposhtur, por rezultatet munguan. Bregallnica ka lojtarë të mirë, është një ekip stabil, por mendoj se në shtëpi duhet t’i marrim tri pikët sot“, tha Angellçe Timovski.

Ndeshja fillon sot në orën 15:45 dhe luhet në stadiumin e Sileksit në Kratovë.