Liga e Dytë, Makedoniјa GјP feston në përballjen me Kamjanin

Në ndeshjen e parë të xhiros së pestë në Ligën e Dytë të Futbollit, Makedonija Gj.P. mposhti Kamjanin me 1:0.

Ekipi vendas i siguroi tri pikët me golin e Stefan Temelkovit në minutën e 70-të të ndeshjes. Me këtë fitore, të përzgjedhurit e Bobi Stojkoskit i dhanë fund serisë së shkurtër prej dy humbjesh dhe iu afruan pjesës së sipërme të tabelës.

Makedonija Gj.P. do të luajë edhe në xhiron e ardhshme para tifozëve të vet, ndërsa në program është derbi i qytetit me Rabotniçkin.

Rabotniçki pushon në këtë xhiro, pasi është shtyrë dueli me AP Brera, e cila kërkoi që ndeshja të luhet në një termin tjetër, duke pasur parasysh faktin se ekipin e të rinjëve nga Strumica e pret paraqitja në Ligën e Kampionëve kundër përfaqësuesit së Andorrës, Santa Koloma, e cila është në program të mërkurën.

Ndeshjet e tjera të xhiros së pestë luhen nesër. Shkupi është nikoqir i Pelisterit, Ohrid Lihnidos pret Euromilkun, Teteksi luan në transfertë ndaj Bellasicës, ndërsa Osogova përballet me Kozhufin. Në duelin e fundit, Novaci do të përballet me Detonit Plaçkovicën.

Fillimi i të gjitha ndeshjeve është caktuar për orën 16:00.