Triumf i Maqedonisë në duelin kundër Bullgarisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall e hapi me fitore performancën e saj në raundin e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Në raundin e parë, Maqedonia mposhti Bullgarinë me rezultatin 4:1. Ivan Krstevski hapi rezultatin në minutën e dytë, ndërsa në minutën e tetë epërsia ishte 2-0 me golin që shënoi Berat Ramadani.

Në minutën e 18-të Maqedonia kishte mundësinë që të ngrit epërsinë në 3-0, Toni Kirevski nuk arriti të shfrytëzonte një penallti.

Në fillim të pjesës së dytë, Vladimir Baharov shënoi golin e vetëm për Bullgarinë.

Në fund të ndeshjes, skuadra e trajnerit Gazmend Hiseinit shënoi dy herë për të siguruar një fitore bindëse.

Në minutën e 38-të, portieri Antonio Petrovski e çoi epërsinë në 3:1, dhe vetëm pesëdhjetë sekonda më vonë, Ramadani shënoi përsëri për një triumf përfundimtar prej 4:1.

Kundërshtari i radhës i Maqedonisë në futsall është kombëtarja turke dhe nëse arrijmë të shënojmë një fitore, me siguri do të fitojmë një nga dy pozicionet e para në grup që të çon në fazën tjetër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Fillimi i ndeshjes është planifikuar për nesër në orën 15:30.