Vardari u kualifikua në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë

Futbollistët e Vardarit e mposhtën Ovçe Polen me rezultatin 5:0 dhe vazhdojnë garën për fitimin e trofeut të Kupës së Maqedonisë.

Kampioni në fuqi kaloi në epërsi në minutën e 38-të me golin e Siriki Diabates. Pas dhjetë minutash lojë në pjesën e dytë, kapiteni Azer Omeragiq e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa në minutën e 58-të Edis Spahiu shënoi golin e tretë për Vardarin.

Në minutën e 67-të, Omeragiqi shënoi për herë të dytë për epërsinë 4:0, ndërsa rezultatin përfundimtar 5:0 e vulosi Boban Nikolov me golin e shënuar në minutën e 86-të.

Pas triumfit të sotëm, Vardari iu bashkua Struga Trim Lum, Pelisterit, Makedonija Gj.P. dhe AP Brera, të cilat siguruan vendin në raundin e 1/8-tave pas paraqitjeve të djeshme në Kupën e Maqedonisë.

Pjesëmarrësit e tjerë në raundin e dytë do të bëhen të ditur pas zhvillimit të ndeshjeve që janë në program më 9 shtator, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 24 shtator dhe 6 e 14 tetor.