Edhe pse ky duel dikur konsiderohej një derbi i qytetit të madh, këtë sezon situata në fushë është krejtësisht e ndryshme, kështu që ndeshja e ardhshme i ngjan më shumë një përballjeje midis liderit dhe ekipit në fund të tabelës. Kështu mund të përshkruhet shkurtimisht dueli i sotëm midis Shkupit dhe Vardarit, i cili luhet në kuadër të javës së 28-të të kampionatit. Nikoqiri i këtij takimi, ekipi i Shkupit, ende nuk e ka ndjerë ëmbëlsinë e fitores këtë sezon, ndërsa në anën e kundërt është Vardari, i cili po lufton fort për titullin e kampionatit.
Pavarësisht pozicionit të vështirë, trajneri i Shkupit, Alisa Vishi, beson në motivimin e lojtarëve të tij.
"Po hyjmë në këtë ndeshje sikur të ishte një derbi i vërtetë - me zemër dhe karrakter. Djemtë do të luftojnë deri në fund, pa u dorëzuar asnjë moment. E dimë që Vardari është favorit, por e dimë saktësisht se si duhet të luajmë kundër tyre. Do të japim maksimumin në çdo aspekt të lojës për të marrë një rezultat pozitiv", tha ndër të tjera Vishi.
Ndeshja e fundit midis këtyre dy rivalëve përfundoi me rezultat bindës 6-1 në favor të "kuqezinjve", që është një motiv shtesë për vendasit për të treguar një performancë më të mirë. Ndeshja midis Shkupit dhe Vardarit do të luhet sot në stadiumin në kompleksin e FFM-së, duke filluar nga ora 13:00.





