Arbitrim i nivelit të lartë në derbin Struga Trim Lum – Vardari

Arbitrim i nivelit të lartë në ndeshjen derbi të raundit të tretë në Ligën e Parë të Futbollit, midis ekipeve të Struga Trim Lum dhe Vardarit.

Në një nga situatat kyçe të arbitrimit, mbrojtësi i ekipit vendas luan me dorën në një pozicion të panatyrshëm, të ndarë qartë nga trupi i tij, duke penguar kështu zhvillimin e veprimit të ekipit mysafir. Kjo është një prekje me dorë për dënim, dhe gjyqtari kryesor është në afërsi, me një kënd shikimi të pakufizuar, dhe akordoi saktë një goditje penalltie.

Në të gjitha situatat e tjera, përfshirë edhe kur vendosen masa disiplinore, vendimet e ekipit të gjyqtarëve janë të sakta. Ndeshja është e kontrolluar teknikisht dhe disiplinisht, pa gabime të regjistruara në arbitrazh.