Në programin e sotëm të Ligës së Parë, një nga dy ndeshjet është përballja midis rivalëve të qytetit Vardarit dhe Rabotniçkit.
Vardari, si lider i tabelës pas njëzet e gjashtë ndeshjeve të luajtura dhe 62 pikëve të grumbulluara, ka për detyrë të vazhdojë serinë pozitive në kampionat dhe të fitojë tri pikë të reja.
Nga ana tjetër, Rabotniçki po lufton një betejë të vështirë për mbijetesë. Pas një serie rezultatesh të këqia në pjesën e parë të kampionatit, gjërat kanë marrë një drejtim krejtësisht tjetër në pjesën tjetër të sezonit. Ata kanë pesë fitore në shtatë ndeshjet e fundit, dhe hyjnë në këtë ndeshje pasi humbën ndaj Shkëndijë, në kompleksin "Petar Miloshevski" me rezultatin 0:3.
Ndeshja në stadiumin “Todor Proeski Arena” në Shkup fillon në orën 15:30. Vardari është nikoqir nominal, gjë që sigurisht nuk është avantazh, sepse edhe Rabotniçki do të ndihet si në shtëpi.





