Fitorja e dytë për Makedonija Gj.P. në këtë sezon!

Në kuadër të javës së 6-të të Ligës së Parë, e cila luhet këtë javë, skuadra e Makedonija Gj.P. shënoi fitore në terrenin vendas ndaj AP Brera nga Strumica me rezultat 2:0.

Në një ndeshje në të cilën skuadra vendase kishte shumë më tepër kontrollin e lojës, pasi që krijoi më shumë raste dhe shënoi dy gola, Makedonija Gj.P. tregoi ngadalë po del nga kriza fillestare e rezultateve në kampionatin vendor dhe po fillon të koleksionojë pikë.

Që në fillim ishte e qartë se kush do të dominonte takimin. Vendasit kishin më shumë kontroll në lojë, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjysmëfushën e kundërshtarit. Në minutën e 17-të, pas një asisti nga Klinton, Simeon Hristov e mposhti portierin mysafirë Vrgov, me një lëvizje akrobatike dhe nga afërsia.

Ky gol nuk i kënaqi “luanët”, të cilët vazhduan sulmet e tyre, por nuk arritën të shënojnë përsëri në pjesën e parë.

Pas pushimit, AP Brera bëri ndryshime që i sollën freski lojës së tyre. Skuadra nga Strumica filloi të luajë shumë më mirë dhe nëse do të kishin mbetur me të gjithë njëmbëdhjetë lojtarët në fushë, ndeshja mund të kishte pasur një rezultat të ndryshëm. Megjithatë, në minutën e 53-të, Hasani mori një karton të dytë të verdhë dhe u largua me karton të kuq.

Me një lojtar më pak, AP Brera nuk arriti të kundërvihet vendasve dhe në minutën e 72-të, Martin Talakov, pas një asisti të shkëlqyer nga krahu i majtë, depërtoi i vetëm para Vrgov dhe shënoi me ndihmën e shtyllës.

Me këtë triumf, Makedonija Gj.P. regjistroi fitoren e dytë në këtë sezon dhe arriti deri te pika e gjashtë, ndërsa AP Brera aktualisht ka një pikë më pak.