Bashkimi me një lojtarë më pak, ndal Sileksin në Kumanovë


Ekipi i Bashkimit regjistroi fitoren e dytë në shtëpi dhe i dha fund serisë prej pesë fitoresh të Sileksit.

Vendasit nga Kumanova kishin një iniciativë të lehtë në fillim të ndeshjes, por shansin e parë dhe të vërtetë e pamë vetëm në minutën e 21-të. Pas një harkimi nga e djathta, Ajdogan asistoi për Avornion, i cili arriti ta mposhtë portierin Xhekov në përpjekjen e dytë për epërsi 1:0.

Bashkimi vazhdoi me presionin dhe vetëm gjashtë minuta më vonë Hoxhiç hyri në zonën e penalltisë dhe gjuajti fort, por portieri mysafir ishte në vendin e duhur.

Në minutën e 35-të, pas një kundërsulmi të shpejtë nga Sileksi, Mirçevski asistoi në zonën e penalltisë, por sulmuesi Alic dështoi ta drejtonte topin drejt portës së Bashkimit, pasi u bllokua nga Fisnik Zuka.

Mysafirët patën rastin më të mirë për të barazuar rezultatin në minutën e 43-të, kur Buturović harkoi në zonën e rrezikut dhe Miguel Pires e dërgoi topin me kokë drejt portës. Portieri Jashar reagon shkëlqyeshëm dhe dërgon topin në rivënie nga këndi. Në vazhdim të aksionit, Mirçevski gjuan nga 20 metra, ndërsa portieri Jashar ishte përsëri i sigurt dhe ndaloi barazimin e rezultatit.

Në pjesën e dytë, Bashkimi vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe në minutën e 53-të arriti të rrisë epërsinë. Aleksovski u gjend në vendin e duhur me gjuajtje precize ngrit rezultatin në 2:0.

Në minutën e 60-të, vendasit mbetën me një lojtarë më pak në terren, pasi që Fisnik Zuka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me karton të kuq. Që në aksionin e parë, pas largimit të Zukës, Sileksi e zvogëloi epërsinë në 2:1. Dodev krosoi në shtyllën e largët, ku Miguel Pires e dërgoi topin me kokë.

Në minutën e 72-të Pires u kërcënua përsëri me një gjuajtje të fuqishme nga e djathta, por Jashar ishte përsëri i sigurt në portën e Bashkimit. Dhjetë minuta më vonë, Timovski tentoi nga 16 metra, por topi përfundoi mbi traversë.

Në momentet e fundit, Sileksi kishte një rast ideal për të barazuar, por Mateski nuk ishte preciz dhe rezultati mbeti 2:1.

Në javën e ardhshme të 7-të, Bashkimi do të luajë në Manastir kundër Pelisterit, ndërsa Sileksi do të presë ekipin e Struga Trim Lumit në Kratovë.