Përfaqësuesja e femravev e Maqedonisë festoi në Andorë, Nikollovska solli tri pikët në fund.

Përfaqësuesja e femrave e Maqedonisë arriti një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Andorrës, duke triumfuar me 1:0 në ndeshjen e javës së 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Të përzgjedhurat e selektorit Aleksandar Andov arritën fitoren në La Vela me golin e Nikollovskës në minutën e 86-të të takimit, kur e kurorëzuan lojën më të mirë dhe siguruan tri pikë të rëndësishme.

Kjo është fitorja e dytë për Maqedoninë në ciklin kualifikues, pasi më herët në Shkup u mposht e njëjta përfaqësuese e Andorës.

Maqedonia luajti me këtë përbërje: Pançurova, Gjorgjieva, Nikollovska, Petkova, Kolovska, Galabovska, Maksuti, Cvetkoska, Grozdanova, Veliçkovska dhe Sulejmani. Gjatë ndeshjes mundësi për lojë morën edhe Pavlovska, Karpuzovska, Cvetkoviq dhe Emini

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Maqedonia ndodhet në pozitën e tretë në grup me gjashtë pikë të fituara. Në krye është Hungaria me 13 pikë, përpara Azerbajxhanit që ka nëntë.

Ndeshjen e fundit të kualifikimeve, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë më 9 qershor në Manastir kundër përfaqësueses së Azerbajxhanit. Fillimi i takimit është caktuar në orën 19:00.