Aleksandar Trajkovski: Të japim maksimumin në shërbim të ekipit

Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë zhvilloi seancën e parë stërvitore përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Belgjikës (6 qershor, në Shkup) dhe Kazakistanit (9 qershor, në Astana).

Sulmuesi Aleksandar Trajkovski beson se të gjithë duhet të japin maksimumin në funksion të ekipit.

""Tani është fundi i sezonit, po përfundojmë në klube, por ky cikël është shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet të përqendrohemi në këtë cikël sa më shumë që të jetë e mundur. Ndeshja jonë e parë është në shtëpi me Belgjikën, pastaj shkojmë në Kazakistan. Mendoj se të gjithë duhet të japin më të mirën për ekipin. Ndoshta është e vështirë sepse është fundi i sezonit, por pas këtyre dy ndeshjeve mund të pushojmë. Shpresoj për më të mirën. E nisëm mirë, shpresoj që me Belgjikën të tregojmë më shumë përqendrim deri në fund të ndeshjes, siç mësuam nga ajo ndeshje me Uellsin.".