Maqedonia U21: Barazim pa gola në ndeshjen miqësore me Kosovën

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 u ndal në barazim pa gola kundër një skuadre cilësore të Kosovës, në ndeshjen e parë miqësore të luajtur midis këtyre dy skuadrave në stadiumin "Fadil Vokri" në Prishtinë.

Ndeshja ishte e mjaft emocionuese gjatë gjithë 90 minutave, me shumë luftë, vrapim dhe ndryshime taktike. Të dyja ekipet kishin momentet e tyre të mira në këtë ndeshje, duke humbur disa raste të mira për shënim të golit.

Dimitar Trajkov kishte një mundësi të shkëlqyer në minutën e 36-të, por gjuajtja e tij me kokë nuk ishte e saktë. Memetriza Hamza kërcënoi portën e Kosovës në minutën e 44-të me një gjuajtje nga distanca, por portieri vendas ishte në nivelin e detyrës dhe ndërhyri mjaft mirë.

Në pjesën e dytë, Dimitar Trajkov pati rastin më të mirë për Maqedoninë në minutën e 62-të. Adrian Zendelovski kishte rastin tjetër në minutën e 80-të, por gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtja kundërshtare. Në minutën e 82-të, edhe Anes Meliqi kërcënoi portën e Kosovës me një gjuajtje me kokë, por nuk ishte i saktë.

MAQEDONIA: Vasko Vasilev, Gjorge Dzekov, Matej Angelov, Adrian Zendelovski (Nikola Manojlov), Martin Gjorgievski, Dimitar Trajkov (Matej Gastarov), David Dailoski, Numan Ajetovic, Memetriza Hamza (Kire Stojanov), Dimitar Danev, Anes Melici;

Përzgjedhësi: Goran Staniç;