Arsimi gjunjëzon Pelisterin dhe regjistron fitoren e parë në Ligën e Parë

Pelisteri përjetoi një befasi të pakëndshme në ndeshjen e javës të pestë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, në të cilën Arsimi regjistroi një fitore të lartë prej 0:4.

Edhe pse vendasit konsideroheshin favoritë, sulmet e tyre rezultuan të mos ishin mjaftueshëm agresiv dhe shumë herë edhe të pasaktë për të tronditur rrjetën e ekipit mysafir. Rastet e para të Ristovskit dhe Bulatoviçit nuk u realizuan. Në rastin e parë me një ndërhyrje të mirë nga Islami, dhe në të dytin, shtylla ishte aleate e Arsimit. Në fund të pjesës së parë, ekipi i Pelisterit arriti të godiste edhe traversën, por më pas ritmi i lojës së tyre ra dukshëm.

Në pjesën e dytë, Arsimi ishte si një ekip tjetër dhe filloi ta zhvendoste lojën në gjysmën e kundërshtarit.
Armin Besagiç shndërroi një shans në gol në minutën e 66-të për 0:1, pas një asisti nga Gafuri. Pelisteri dështoi të krijonte raste të reja, dhe në fundin e takimit, ose më saktë në 10 minutat e fundit të ndeshjes, skuadra nga Manastiri u dorëzua plotësisht.

Në minutën e 81-të, Taipi hyri në zonën e penalltisë së ekipit vendas dhe mposhti Jovçevskin, dhe depërtimi i tij fillimisht u vlersua si pozicion jashtë loje, por pas një rishikimi përmes sistemit "VAR", u konstatua si gol i rregulltë. Për ekipin e Peliterit , ishte një nokaut i dytë, nga i cili ata nuk arritën të konsolidoheshin.
Në sulmin e radhës, Shefit Shefiti shënoi për 0:3, dhe rezultati përfundimtar u vendos nga Ignjatov në kohën shtesë pas një solo depërtimi.

Më parë, këto ekipe kishin luajtur vetëm në Ligën e Dytë të Futbollit, dhe Pelisteri deri më tani ishte i pamposhtur. Kjo nuk është vetëm fitorja e parë për Arsimin në duele direkte me klubin nga Manastiri por edhe në historinë e klubit në ndeshjet e para, e cila filloi të shkruhet këtë sezon. Me tri pikët e reja, Arsimi ngjiten në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa Pelisteri ka një pikë më shumë dhe është në vendin e gjashtë.