Arsimi triumfon përball Shkupit, për fitoren e parë në shtëpi!

Skuadra e Arsimit më në fund regjistroi fitoren e parë para tifozëve vendas, duke mposhtur Shkupin në një ndeshje cilësore plot ritëm, emocione dhe shumë raste nga të dyja palët.

Që në minutën e 2-të, Suhel Muharemi asistoi Riberion i cili shënoi, por goli u anulua pas një rishikimi të VAR për shkak të pozicionit jashtë loje. Në minutën e 15-të, Shkupi kundërsulmoi me anë të Riçkovit, por portieri Siljanovski bëri një pritje të sigurt. Vetëm pak sekonda më vonë, Albin Ramadani hapi rezultatin për 1-0 me një gjuajtje të fuqishme, një gol i konfirmuar edhe nga VAR-i.

Në minutën e 22-të, Ramadani kërcënoi përsëri nga goditje nga distanca, por Meliqi bëri një pritje mjeshtërore. Dy minuta më vonë, Ignjatov goditi shtyllën, dhe menjëherë pas kësaj, Shefiti u ndal nga portieri mysafir. Shkupi arriti të rikthehej në minutën e 35-të kur Riberio, pranon top në mënyrë të shkëlqyer dhe një gjuajtje precize, barazoi në 1-1.

Megjithatë, para fundit të pjesës së parë, Argjent Gafuri bëri një asist të mrekullueshëm, dhe Shefit Shefiti solli një avantazh të ri me një gol duke kaluar në epërsi 2 me 1.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me lojë të hapur dhe raste nga të dyja palët. Portieri Meliqi shpëtoi disa herë portën e Shkupit pas gjuajtjeve nga Shefiti dhe Asani. Por në minutën e 74-të erdhi penalltia – Riçkov asistoi, dhe Ardit Destani shënoi golin për 2-2.

Arsimi nuk u dorëzua dhe në minutën e 84-të e riktheu epërsinë. Pas një krosi nga Asani, Ignjatov shënoi me kokë për 3-2. Vetëm tre minuta më vonë, Shefiti u ndal nga kundërshtarët me faull në zonën e penalltisë, dhe nga pika e bardhë ai shënoi për golin e tij të dytë dhe fitoren përfundimtare 4-2.