Skuadra e Arsimit regjistroi fitoren e dytë në sezonin e ri, pasi në udhëtimin te Shkëndija Haraçinë në ‘Çair’ triumfoi bindshëm me 0-2. Heroi i miqve ishte rezervisti Kaba Jakupi, i cili shënoi të dy golat.
Edhe pse vendasit kishin posedimin e topit, miqtë përmes Olaesebikan nga distanca kërcënuan të parët. Më pas pasoi lojë më e mirë e ‘kuqe‑zinjve’ dhe një seri rastesh para portës së Siljanovskit.
Adili provoi nga distanca, Kerim me kokë, ndërsa në fundin e pjesës së parë Sharkoski kërkoi penallti pas ndërhyrjes së Xhemailit, por gjyqtari Pileshkov dhe dhoma e VAR-it nuk reaguan. Megjithatë, në pjesën e parë rastin më të pjekur e patën mysafirët nga Çegrani. Kapiteni Albin Ramadani doli i vetëm përballë Stoleskit në minutën e 35‑të, por gjuajti mbi portë.

Në vazhdim Ramadani doli i vetëm përballë portierit, por priti shumë dhe humbi rastin e parë për Arsimin në pjesën e dytë. Vetëm katër minuta më vonë Mehmed goditi nga një kënd i vdekur, por Siljanovski ishte në nivelin e detyrës dhe mbrojti portën e tij.”
Në minutën e 54‑të Ramadani krosoi, ndërsa Liçina rrezikoi autogol, por megjithatë shpëtoi një gol të sigurt para Contrerasit. Nëntë minuta më vonë në rast u gjend edhe i sapofuturi Kaba Jakupi, por Stolevski ishte në vendin e duhur.

Në përballjen e dytë mes Jakupit dhe Stolevskit, më i suksesshëm ishte futbollisti i skuadrës mike, i cili me një eurogol shënjoi dhe solli gëzim të madh për miqtë. Në vetë finishin e ndeshjes, Jakupi u gjend sërish në qendër të vëmendjes, pasi mposhti përsëri Stolevskin dhe vendosi rezultatin përfundimtar 0-2.





