Pa gola në derbi: Jovçevski nuk e lejoi Vardarin të gëzohet në Manastir

Vardari dhe Pelisteri luajtën baraz, pa gola në derbin e mbrëmjes në Manastir. Me këtë, Pelisteri, pas triumfit ndaj Shkendijës, tani mbetet i pamposhtur me pretendentin e dytë për titull, duke e bërë betejën për titullin e LPFM edhe më interesante në fund të sezonit.

Ashtu si kundër Shkendijës në raundin e kaluar, heroi absolut i Pelisterit është portieri Andrej Jovçevski, i cili arriti të priste disa përpjekje të mira të Vardarit, dhe gjithashtu ndaloi tentimin më të mirë të "kuqezinjve" nga Shkupi, në kohën shtesë.

Kërcënimi i parë i Vardarit erdhi nga Nikolov, i cili gjuajti nga 20 metra, por topi shkoi pak jashtë portës. Rasti tjetër erdhi nga Kastaneda, i cili provoi në minutën e 30-të, por gjuajtja e tij u prit nga Jovçevski.

Në minutën e 50-të, Danev nga krahu i majtë e drejtoi topin me një goditje në zonën e pesë metrave, mirëpo sërish ndërhyri Jovcevski. Një minutë më vonë, portieri i Pelisterit gjithashtu pastroi rrëmujën në zonën e tij dhe mbrojti një tjetër tentim për Vardarin. Jovcevski poashtu mbrojti edhe përpjekjen e Kastaneda në minutën e 78-të.

Minuta e pestë e kohës shtesë solli shansin më të mirë të pjesës së dytë. Matiç priti në mënyrë perfekte topin e reflektuar dhe gjuajti nga 17 metra, por Jovcevski e shpëtoi topin me një intervenim fantastik. Më pas u ekzekutua një goditje nga këndi dhe Jovcevski ndërhyri. Përpjekja e fundit u bë nga Omeragić në fund të kohës shtesë, por goditja e tij me kokë përfundoi mbi portë.