Milevski: Arabia Saudite është një sfidë për të gjithë lojtarët tanë

Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë, ka zbarkuar në Pragë dhe stërvitet në stadiumin e "Viktoria Zhizhkov përpara ndeshjes së nesërme kundër Arabisë Saudite. Edhe pse është një ndeshje miqësore, trajneri Blagoja Milevski dhe ekipi i tij po i afrohen kësaj përballje, me seriozitetin maksimal, duke pasur parasysh se pas pak ditësh do të pasojë sfida shumë më e rëndësishme kualifikuese kundër Lihtenshtajnit.

Blagoja Milevski – trajneri i përfaqësueses "A" të Maqedonisë:

"Pres që secili individ të tregojë maksimumin e tij dhe të imponohet në rritjen e konkurrencës në ekip. Dua të shoh që Maqedonia mundet, edhe përmes atyre që kanë më pak kohë loje, lojtarëve që kërkojnë mjedise të reja ose që kanë vendosur statusin e tyre të klubit më vonë. Shpresoj që kjo të mos ndikojë në gjendjen e tyre fizike. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të gjithë të jenë të shëndetshëm. Arabia Saudite është pjesëmarrëse e rregullt në Kupën e Botës dhe e shoh duelin si një sfidë për të gjithë lojtarët tanë. Mendoj se të gjithë ata që do të luajnë do të jenë në funksion të asaj që na pret të dielën, që është dueli me Lihtenshtajnin."