Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 u nis sot për në Poloni, ku do të luajë ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2027. Ndeshja është planifikuar për më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e Krakovit, i cili ka kapacitet prej rreth 15.000 spektatorë.
Trajneri Goran Staniç beson te kjo gjeneratë dhe është i bindur për suksesin në ciklin që hapim në Krakovë. Dashmir Elezi ka një mendim të ngjajshëm. Lojtari i Rabotnickit është një nga adutët kryesor në sulmin e Maqedonisë U-21.
"Sigurisht që jemi të emocionuar për fillimin e kualifikimeve. Kemi një cikël të tërë përpara dhe kemi diçka për të treguar. Jemi shumë të motivuar. Polonia është një ekip cilësor, analizuam dhe pamë se ku duhet të përqendrohemi. Po shkojmë për një rezultat të favorshëm, duam të fitojmë pikë atje, dhe pastaj me të gjitha forcat tona drejt Italisë dhe duelit në Manastir. Po shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, pikë pas pike, drejt suksesit të kësaj gjenerate", tha Elezi.






